Të paktën 17 të vdekur dhe 50 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza

Gjatë sulmeve izraelite në Gaza, mëngjesin e sotëm janë vrarë të paktën 17 palestinezë dhe 50 të tjerë janë plagosur. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e emergjencave civile dhe zyrtarët shëndetësorë teksa katër sulme të ndara ajrore shënjestruan katër shtëpive në zona të ndryshme të Qytetit të Gazës, transmeton albinfo.ch. Banorët dhe autoritetet shëndetësore palestineze […] The post Të paktën 17 të vdekur dhe 50 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza appeared first on Albinfo.

Të paktën 17 të vdekur dhe 50 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza

Gjatë sulmeve izraelite në Gaza, mëngjesin e sotëm janë vrarë të paktën 17 palestinezë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e emergjencave civile dhe zyrtarët shëndetësorë teksa katër sulme të ndara ajrore shënjestruan katër shtëpive në zona të ndryshme të Qytetit të Gazës, transmeton albinfo.ch.

Banorët dhe autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore dhe granatimet në këtë qytet.

Sulmet e së dielës vijnë pasi një ditë më parë, nga një sulm ajror izraelit u vranë të paktën 90 palestinezë në një zonë të shpallur humanitare në Gazë, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në këtë territor palestinez në javët e fundit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Izraeli ka deklaruar se sulmi shënjestroi shefin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, por është e paqartë nëse ai është vrarë ndërsa nga Hamasi kanë deklaruar se pretendimet e Izraelit se ka shënjestruar liderë të grupit janë të rreme dhe vetëm janë bërë për të justifikuar sulmin, transmeton albinfo.ch.

The post Të paktën 17 të vdekur dhe 50 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza appeared first on Albinfo.