Kryeziu: Qeveria s’ka vetëdije shtetërore me reagimet kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu tha për Front Online se Qeveria aktuale nuk ka vetëdije shtetërore, pasi sipas tij, nuk ka të drejtë të përzihet në vendimet e Gjykatës. Kryeziu thotë se këto reagime kundër vendimit të Kushtetutës ndikojnë negativisht në mekanizmat ndërkombëtar. “Kritikat e pushtetit nuk kanë vetëdije të lartë shtetërore sepse nuk duhet të përzihen. Pushteti […]

Kryeziu: Qeveria s’ka vetëdije shtetërore me reagimet kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese


Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu tha për Front Online se Qeveria aktuale nuk ka vetëdije shtetërore, pasi sipas tij, nuk ka të drejtë të përzihet në vendimet e Gjykatës. Kryeziu thotë se këto reagime kundër vendimit të Kushtetutës ndikojnë negativisht në mekanizmat ndërkombëtar. “Kritikat e pushtetit nuk kanë vetëdije të lartë shtetërore sepse nuk duhet të përzihen. Pushteti ka për detyrë të i zbatojë vendimet e Gjykatës se ato janë ligje. Pushteti nuk ka të drejtë të bëjë komente politike raport me Gjykatën, kjo ndikon negativisht në mekanizmat ndërkombëtar”.

Kryeziu ka treguar arsyen pse Kushtetuese e ka rrezuar Ligjin për Byronë. Ai thotë se kjo është mundësia që ky ligj të kaloj në Parlament. “Gjykata i ka nëntë gjyqtar profesional dhe e kanë vërejte që pesë nene bien ndeshë me Kushtetutën, konsiderohet që janë shkelë disa të drejta të njeriut të sanksionuar me Kushtetutë. Ligji i ka 28 nene, pesë prej tyre janë në kundërshtim në këtë kontekst ligji rikthehet në Parlament dhe mund të kaloj me rekomandimet të cilat i ka dhënë Kushtetuesja”.

Avokati Musa: Asnjë pushtet nuk mund të jetë mbi sistemin e drejtësisë

Kritikat e Qeverisë ‘Kurti’ për rrëzimin e Ligjit të Byrosë nga Kushtetuesja, i ka komentuar edhe avokati Skender Musa. Sipas tij, asnjë pushtet nuk mund të jetë mbi sistemin e drejtësisë.  “Sistemi kushtetues i ka të ndara institucionet, nuk ka asnjë pushtet mbi sistemin e drejtësisë. Ligji dhe Byroja nuk parashihen si organe as hetuesisë as ndjekjes as prokurorisë dhe as sistemit të drejtësisë dhe si të tilla janë anti-Kushtetuese”.  Avokati Musa vlerëson se s’ka të drejtë asnjë institucion të dërgoj ligj në Kushtetuese të cilin e ka rrëzuar.

 

“Të gjitha institucionet janë të obliguara me i zbatua vendimet e kësaj gjykate. Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejtë as Qeveria me dërguar një ligj që Gjykata e ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Musa për Front Online.