Kurti i ofron Portugalisë mbështetje në përballje me zjarret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës kryeministrit portugez, Luis Montenegro, për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret e mëdha në Portugali. Në një postim në X, Kurti theksoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në përpjekjet e përbashkëta […] The post Kurti i ofron Portugalisë mbështetje në përballje me zjarret appeared first on Albinfo.

Kurti i ofron Portugalisë mbështetje në përballje me zjarret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës kryeministrit portugez, Luis Montenegro, për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret e mëdha në Portugali.

Në një postim në X, Kurti theksoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar zjarret.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella Luis Montenegro për humbjen e jetëve nga zjarret shkatërruese që shpërthyen në të gjithë Portugalinë dhe për të gjitha ato familje të mbetura papritur pa shtëpi. Kosova i bashkohet pjesës tjetër të Evropës në solidaritet me popullin portugez. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo mënyrë që mundemi në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar zjarret” ka shkruar Kurti.

Sipas lajmeve në mediat ndërkombëtare, zjarret që kanë përfshirë Portugalinë, kanë lënë shtatë persona të vdekur, ku tre prej tyre janë zjarrfikës./Albinfo.ch/

The post Kurti i ofron Portugalisë mbështetje në përballje me zjarret appeared first on Albinfo.