Ky është zjarrfikësi që vd`iq në krye të detyrës në Klinë

Ka vdekur sot në Klinë një zjarrfikës që ishte në krye të detyrës. Zenun Elezaj, kryetari i Komunës së Klinës, ka shprehur ngushëllimet e tij. Ai ka publikuar edhe foton e viktimës. “Me pikëllim të madh kemi marrë lajmin për vdekjen e zyrtarit të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefadin Osmanaj, i cili ka ndërruar […]

Ky është zjarrfikësi që vd`iq në krye të detyrës në Klinë
ky-eshte-zjarrfikesi-qe-vd`iq-ne-krye-te-detyres-ne-kline

ky-eshte-zjarrfikesi-qe-vd`iq-ne-krye-te-detyres-ne-kline

Ka vdekur sot në Klinë një zjarrfikës që ishte në krye të detyrës.

Zenun Elezaj, kryetari i Komunës së Klinës, ka shprehur ngushëllimet e tij.

Ai ka publikuar edhe foton e viktimës.

Me pikëllim të madh kemi marrë lajmin për vdekjen e zyrtarit të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefadin Osmanaj, i cili ka ndërruar jetë sot gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sefadini ka punuar zjarrfikës për një kohë të gjatë, duke u shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Osmanaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Sefadini“, shkroi ai.

Sipas zëdhënësit të policisë në Pejë, Fadil Gashi, zjarrfikësi ka shkuar të intervenojë në një zjarr dhe më pas është rrëzuar në tokë.

“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.