Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25

Më 10 dhe 11 gusht, duke filluar prej orës 17:00, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Në javën e parë, Struga kampione do të luajë kundër fituesit të Kupës, Tikveshit, Besa kundër Shkëndijës, Pelisteri kundër Gostivarit, Shkupi kundër Voskës. Në këtë […]

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
Ndeshja e futbollit ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Më 10 dhe 11 gusht, duke filluar prej orës 17:00, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në javën e parë, Struga kampione do të luajë kundër fituesit të Kupës, Tikveshit, Besa kundër Shkëndijës, Pelisteri kundër Gostivarit, Shkupi kundër Voskës. Në këtë xhiro Vardari luan kundër Brerës së Strumicës, ndërsa Rabotniçki kundër Sileksit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për sezonin 2024/25, ndërsa më 5 gusht do të hidhet shorti për sezonin 2024/25 në Ligën e Dytë.

Ndryshe, për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë do të jenë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.

KF Struga Trim&Lum do të mundohet të mbrojë titullin kampion, titull që e fitoi vitin e kaluar në ndeshjet e fundit, pas një diference të vogël me ekipin e Shkëndijës dhe Shkupit.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.