Maqedonci: Hedhja e mjetit shpërthyes në Ujman është akt te*rrorist

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka quajtur akt terrorist hedhjen e një mjeti shpërthyes në Liqenin e Ujmanit. Maqedonci, tha se kjo është bërë për t’i frikësuar qytetarët e veriut pa dallim etnie. Po ashtu, sipas tij ky veprim ka të bëjë edhe me qëllime politike për ta destabilizuar pjesën veriore të Kosovës. “Dihet […]

Maqedonci: Hedhja e mjetit shpërthyes në Ujman është akt te*rrorist
maqedonci:-hedhja-e-mjetit-shperthyes-ne-ujman-eshte-akt-te*rrorist

maqedonci:-hedhja-e-mjetit-shperthyes-ne-ujman-eshte-akt-te*rrorist

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka quajtur akt terrorist hedhjen e një mjeti shpërthyes në Liqenin e Ujmanit.

Maqedonci, tha se kjo është bërë për t’i frikësuar qytetarët e veriut pa dallim etnie.

Po ashtu, sipas tij ky veprim ka të bëjë edhe me qëllime politike për ta destabilizuar pjesën veriore të Kosovës.

“Dihet që pas sulmit të 24 shtatorit kemi pasur një vendosje nën kontroll të veriut në aspektin e ligjit, kemi situatë më të qetë se para sulmit. Mbesin praprë elemente të caktuara, të ndikuara nga strukturat shtetërore në serbi… ndikojnë nga persona të caktuara për të kryer akte terroriste”, tha ai në TV Dukagjin.

“Patjetër, hedhja e granatës së dorës, apo cfarëdomjeti eksploziv, është një akt terrorist, me qëllim frikësimin dhe arritjes së një qëllimi politik për destabilizim, ka prapavijë politike. Është realizuar me synimin për ta destabilizuar veriun, dhe t’I mbajë të frikësuar qytetarët pavarësisht etnisë”, ka thënë tutje Maqedonci.