Matoshi: VV përmes komisarëve të saj po synon kapjen e KPM-së

Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se Projekligji për KPM-në është përpjekje në vazhdën për kontrollin e pushtetit mbi fjalën e lirë. ‘’Ky projekt-ligj është edhe një përpjekje në vazhdën e shtrirjes së kontrollit të pushtetit mbi fjalën e lirë’’ thotë ai. Matoshi, thekson se komisarët e VV-së, po synojnë të i kapin […]

Matoshi: VV përmes komisarëve të saj po synon kapjen e KPM-së


Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se Projekligji për KPM-në është përpjekje në vazhdën për kontrollin e pushtetit mbi fjalën e lirë.

‘’Ky projekt-ligj është edhe një përpjekje në vazhdën e shtrirjes së kontrollit të pushtetit mbi fjalën e lirë’’ thotë ai.

Matoshi, thekson se komisarët e VV-së, po synojnë të i kapin institucionet e pavarura.

‘’Duke synuar që komisarët é VV-së t’i kapin institucionet e pavarura! Kësaj mendësie duhet t’i thuhet Jo sot, nesër është vonë’’ deklaron Matoshi,

Publicisti Matoshi, thotë se edhe nëse ky pushtet e voton Projektligjin për KPM-në, ky projektligj duhet shpallet jo kushtetues nga Gjykata Kushtetuese

‘’Gjykata Kushtetuese është pragu i fundit i mbrojtjes së shtetit demokratik, ajo do ta shpallë jo kushtetues edhe nëse e miraton kjo shumicë vulgare’’ shprehet ai.