Mbi 240 aksidente trafiku gjatë muajit të fundit në Ferizaj

Gjatë muajit korrik të këtij viti, në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej 242 aksidente të komunikacionit rrugor. Policia rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate për media ka njoftuar se në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin korrik-2024 ka qenë në zbritje, prej -14.8%, për dallim nga muaji korrik-2023, që janë raportuar 284 aksidente të […]

Mbi 240 aksidente trafiku gjatë muajit të fundit në Ferizaj
mbi-240-aksidente-trafiku-gjate-muajit-te-fundit-ne-ferizaj

mbi-240-aksidente-trafiku-gjate-muajit-te-fundit-ne-ferizaj

Gjatë muajit korrik të këtij viti, në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej 242 aksidente të komunikacionit rrugor.

Policia rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate për media ka njoftuar se në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin korrik-2024 ka qenë në zbritje, prej -14.8%, për dallim nga muaji korrik-2023, që janë raportuar 284 aksidente të komunikacionit rrugor

 

Gjithsej në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shterpcë dhe Hani Elezit janë raportuar gjithsej 242 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre një me fatalitet, një person i vdekur, 95 të lënduar, 146 dëme materiale.

“Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë”!