Mbi 300 trupa britanike dislokohen në Kosovë

Një kontigjent prej 300 ushtarësh nga Mbretëria e Bashkuar janë dislokuar mbrëmjen e sotme në Kosovë me një avion që ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës. Kontingjenti britanik, nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit do të dislokohet në Kosovë për ushtrime rutinore që mbahen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit. “Forcat britanike […] The post Mbi 300 trupa britanike dislokohen në Kosovë appeared first on Albinfo.

Mbi 300 trupa britanike dislokohen në Kosovë

Një kontigjent prej 300 ushtarësh nga Mbretëria e Bashkuar janë dislokuar mbrëmjen e sotme në Kosovë me një avion që ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.

Kontingjenti britanik, nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit do të dislokohet në Kosovë për ushtrime rutinore që mbahen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit.

“Forcat britanike do të kryejnë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it, gjatë dislokimit të përkohshëm të tyre. Stërvitjet kanë për qëllim të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit”, njofton KFOR.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur, po ashtu, se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë”.

The post Mbi 300 trupa britanike dislokohen në Kosovë appeared first on Albinfo.