Meta: Mbështesim kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se, forca politike që ai drejton mbështet me forcë kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet. Meta, në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se theksoi se PL solidarizohet me protestën legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës […]

Meta: Mbështesim kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
meta:-mbeshtesim-kerkesat-e-shqiptareve-te-lugines-se-presheves

meta:-mbeshtesim-kerkesat-e-shqiptareve-te-lugines-se-presheves

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se, forca politike që ai drejton mbështet me forcë kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet.

Meta, në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se theksoi se PL solidarizohet me protestën legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës  për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Konventa Europiane e të Drejtave të Minoriteteve që Serbia ka firmosur, si dhe të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara mes përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve dhe Qeverive në Beograd si plani dhe programi për zgjidhjen e krizës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001; Marrëveshja për riorganizimin e Trupit Koordinues dhe Rikonfirmimit të parimeve të Marrëveshjes së vitit 2001 dhe plani 7 pikësh, të cilin Qeveria e Serbisë, në tërësi e ka aprovuar më 2013.

“I bëjmë thirrje të gjithë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë garantuar këto marrëveshje të reagojnë, veprojnë dhe ruajnë besueshmërinë e tyre”, u shpreh Meta.

“Ndalimi i çdo forme diskriminimi të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore të Luginës së Preshevës, heqja dorë nga praktikat shkombëtarizuese si procesi i pasivizimit të adresave, respektimi i plotë i lirive dhe të drejtave themelore individuale dhe kolektive të shqiptarëve, ndihmon bashkëjetesën ndëretnike atje dhe kontribuon për paqen e stabilitetin në rajon”, theksoi Meta.