Mickoski arriti marrëveshje me Orbanin për marrjen e kredisë nga Hungaria, reagoi LSDM duke ngritur disa shqetësime

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka sqaruar se sot në takimin me homologun hungarez, Viktor Orban, kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve. LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me këtë bashkëpunim, transmeton Portalb.mk. “Jemi marrë vesh që personat përgjegjës, ministritë e financave të të dy Qeveri të fillojnë procesin ku […]

Mickoski arriti marrëveshje me Orbanin për marrjen e kredisë nga Hungaria, reagoi LSDM duke ngritur disa shqetësime
Mickoski - Orban, foto nga VMRO-DPMNE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka sqaruar se sot në takimin me homologun hungarez, Viktor Orban, kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve. LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me këtë bashkëpunim, transmeton Portalb.mk.

“Jemi marrë vesh që personat përgjegjës, ministritë e financave të të dy Qeveri të fillojnë procesin ku Qeveria e Hungarisë do të jep hua prej 500 milionë euro me 3.25 përqind interes brenda tre vjetëve dhe 12 vjet afat për pagesë, që është gjithsej 15 vjet”, njoftoi Qeveria e RMV-së.

Mickoski theksoi që ky është një bashkëpunim special ekonomik, ashtu që gjithmonë kur të ketë nevojë Maqedonia e Veriut, do të kërkojë ndihmë nga Qeveria e Hungarisë. Ai theksoi që 250 milionë euro do të drejtohen në mbështetje të ekonomisë së shtetit, ndërsa 250 milionë euro do të drejtohen në projektet kapitale të komunave.

LSDM-ja ka reaguar menjëherë duke theksuar që kjo kredi prej 500 milionë euro është projektuar në katër sy. Ata pyesin nëse ky është çmimi i ruajtjes së Gruevskit.

“Përfundimit është qartësuar pse Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tyre çdo fundjavë kanë qenë në Budapest në konsultim te azilanti Gruevski”, deklaruan nga LSDM-ja, duke paralajmëruar që prapa këtij projekti fshihen interesat politike që shumë shpejtë do të dalin në shesh.

Ata vlerësojnë se planet e tilla do të mund të rrezikojnë edhe partneritetin me institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, ndërsa theksuan që kjo kredi është më e dëmshme se kredia e marrë nga Banka Evropian për Zhvillim, me 1.6 përqind interes.

Kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.