Migrimi po mbyll paralelet shqipe në Qendër Zhupë

Në drejtorinë të shkollës qendrore, ku mësimi zhvillohet në tre gjuhë – turqisht, shqip dhe maqedonisht, thonë se ulja e numrit të nxënësve dhe filloristëve është shqetësuese, ndërsa potencojnë se The post Migrimi po mbyll paralelet shqipe në Qendër Zhupë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Migrimi po mbyll paralelet shqipe në Qendër Zhupë

Në drejtorinë të shkollës qendrore, ku mësimi zhvillohet në tre gjuhë – turqisht, shqip dhe maqedonisht, thonë se ulja e numrit të nxënësve dhe filloristëve është shqetësuese, ndërsa potencojnë se në vitin e ri shkollor në shkollën “Mustafa Kemal – Ataturk”, nuk është regjistruar asnjë fillorist i ri në paralelet me mësim në gjuhën shqipe

Migrimi masiv i popullatës në Komunën rurale Qendër Zhupë, nga viti në vit po ulë numrin e nxënësve shqiptarë në shkollën fillore “Mustafa Kemal – Ataturk”, dhe viteve të fundit nuk ka edhe filloristë. Banorët të fshatit Ballancë ku jetojnë kryesisht shqiptarë, ashtu siç ka ndodhë edhe me banorët të fshatrave të tjerë të kësaj komune, kanë migruar dhe vazhdojnë të migrojnë kryesisht në shtetet të Bashkimit Evropian siç janë Italia, Zvicra, Gjermania, Austria…, por edhe në SHBA. Prandaj , edhe numri i nxënësve shqiptar për tre dekada ka një ulje alarmante. Në drejtorinë të shkollës qendrore, ku mësimi zhvillohet në tre gjuhë – turqisht, shqip dhe maqedonisht, thonë se ulja e numrit të nxënësve dhe filloristëve është shqetësuese, ndërsa potencojnë se në vitin e ri shkollor në shkollën “Mustafa Kemal – Ataturk”, nuk është regjistruar asnjë fillorist në paralelet me mësim në gjuhën shqipe.

Në bisedën që patëm me drejtorin e shkollës, Fehmi Skender, u informuam se shkaku kryesor për mungesën e filloristeve, por edhe uljen drastike të nxënësve në të tre gjuhët- është migrimi i cili në komunë është mbi 75 për qind.

“Pjesa dërmuese e popullatës po braktis vendlindjen për të jetuar më mirë në shtetet e Evropës, por edhe në Amerikë. Normalisht kjo drejtpërdrejt ndikon edhe në uljen e nxënësve në shkollën qendrore si dhe në shkollat periferike në disa fshatra të Zhupës”, thotë drejtori Skender, ndërsa shton situata është shumë shqetësuese.

Sociologu i shkollës, Naxhir Shemoski, tregon se nga viti i parë e deri në vitin e nëntë ka vetëm 11 nxënës në paralelet në gjuhën shqipe. “Këtë vit shkollor nuk kemi filloristë, kurse nxënësit shqiptarë mësojnë në klasë të kombinuara”, thotë Shemoski. Në bisedën që patëm me arsimtarët shqiptarë, të cilët kryesisht janë nga Dibra, u informuam se mësimi mbahet në klasë të kombinuara dhe nxënësit shqiptarë kanë arsimtarë në të gjithë lëndët. Por, sipas tyre, numri i nxënësve “tretet” nga viti në vit meqë banorët e fshatit Ballancë po braktisin fshatin.

Vizituam edhe fshatin Ballancë. Fshati është i heshtur. Biseduam me pak banorë që kishin mbetur. Thonë se asnjëherë deri tani nuk ka pasur një braktisje të këtillë të fshatit. Në secilën 10 shtëpi – e hapur është vetëm një. Në fshat kanë ngelur shumë pak familje, thotë anëtari i Këshillit të Komunës Qendër Zhupë, Zeqir Iseni. Fëmijët i kemi në Itali, na thotë Gëzim B. Ai shton se më shumë është në Itali sesa në Ballancë.

“Shtëpitë i kemi të reja, të bukura, por ata janë bosh pa njerëz. Numri i nxënësve nga fshati i jonë është shumë i vogël. Dikur nga fshati në shkollë shkonin afër 100 nxënës. Fshati mbushet me banorë vetëm gjatë verës”, tregon Gëzimi. Kur jemi tek kjo komunë rurale, e cila ka qenë para ndarjes territoriale pjesë e Komunës Dibër, të theksojmë se gjatë sistemit monist disa herë u ndërpre politikisht mësimi në gjuhën shqipe. Me fillimin e pluralizmit, problemet u tejkaluan, por migrimi masiv është duke shkatërruar paralelet shqipe në shkollën qendrore. Ulje drastike të nxënësve ka edhe në paralelet në gjuhën turke si dhe maqedonase. Kryetari i Komunës, Arian Ibraim, disa herë ka informuar se migrimi i popullatës nga komuna është mbi 75 për qind, për çka ka probleme edhe gjatë proceseve zgjedhore, meqë nuk ka votues sa duhet, dhe zgjedhjet lokale të fundit dy herë u përsëritën. (koha.mk)

The post Migrimi po mbyll paralelet shqipe në Qendër Zhupë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .