Ministri Federal Parmelin rrëzohet në zyrë dhe thyen krahun

Sipas rregulloreve zyrtare, këshilltari tjetër federal, Beat Jans do të veprojë si zëvendës i tij The post Ministri Federal Parmelin rrëzohet në zyrë dhe thyen krahun appeared first on Albinfo.

Ministri Federal Parmelin rrëzohet në zyrë dhe thyen krahun

Këshilltari Federal (ministri) Guy Parmelin është rrëzuar dhe ka thyer krahun e djathtë në zyrën e tij, transmeton albinfo.ch. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe duhet të qëndrojë në spital për disa ditë. Gjendja e tij është “e mirë duke pasur parasysh rrethanat”.

Departamenti i tij e bëri të ditur këtë lajm të premten në mbrëmje. Sipas lajmit kreu i Departamentit të Ekonomisë, Edukimit dhe Kërkimit (WBF) është rrëzuar në zyrën e Pallatit Federal, në pjesën lindore në orët e para të pasdites. Parmelin u dërgua në Inselspital me ambulancë dhe më pas u operua.

Sipas deklaratës, mjekët supozojnë se ai do të duhet të qëndrojë në spital për disa ditë, shkruan sda.ch. Gjatë kësaj kohe ai duhet t’i kryejë detyrat e tij “sa më shumë të jetë e mundur” nga shtrati i spitalit.

Sipas rregulloreve zyrtare, këshilltari tjetër federal, Beat Jans do të veprojë si zëvendës i tij.

The post Ministri Federal Parmelin rrëzohet në zyrë dhe thyen krahun appeared first on Albinfo.