Ministrja Haxhiu emëron 100 noterë të rinj, thotë se vendimet publikohen në faqen e ministrisë të hënën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar sot emërimin e 100 noterëve të rinj, derisa ka refuzuar 6 kandidatë për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet. Ajo ka thënë se vendimet do të publikohen të hënën në faqen e ministrisë. Sipas Haxhiut, ky proces ka qenë transparent dhe më profesionali i […]

Ministrja Haxhiu emëron 100 noterë të rinj, thotë se vendimet publikohen në faqen e ministrisë të hënën
ministrja-haxhiu-emeron-100-notere-te-rinj,-thote-se-vendimet-publikohen-ne-faqen-e-ministrise-te-henen

ministrja-haxhiu-emeron-100-notere-te-rinj,-thote-se-vendimet-publikohen-ne-faqen-e-ministrise-te-henen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar sot emërimin e 100 noterëve të rinj, derisa ka refuzuar 6 kandidatë për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet.

Ajo ka thënë se vendimet do të publikohen të hënën në faqen e ministrisë.

Sipas Haxhiut, ky proces ka qenë transparent dhe më profesionali i organizuar ndonjëherë.

“Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë”, ka shkruar Haxhiu.

Njoftimi i plotë:

100 noterë të rinj iu shtuan vendit tonë me ç’rast sot kam nënshkruar edhe vendimet për emërimin e tyre, ndërsa për shkak të mosplotësimit të kushteve emërimi i 6 kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar.

Vendimet do të publikohen të hënën në ëebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.

Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë.

Falenderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional.