Moldavia shpall person të padëshiruar diplomatin rus pas një hetimi për spiunazh

Ministria e Jashtme e Moldavisë e ka shpallur të enjten person të padëshiruar një punonjës të Ambasadës së Rusisë në Kishinjev dhe i ka dhënë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi. Ky vendim vjen pak orë pasi autoritetet në Kishinjev i ndaluan dy zyrtarë moldavë pas një bastisje nga forcat e sigurisë në [...]Read More...

Moldavia shpall person të padëshiruar diplomatin rus pas një hetimi për spiunazh

Ministria e Jashtme e Moldavisë e ka shpallur të enjten person të padëshiruar një punonjës të Ambasadës së Rusisë në Kishinjev dhe i ka dhënë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi.

Ky vendim vjen pak orë pasi autoritetet në Kishinjev i ndaluan dy zyrtarë moldavë pas një bastisje nga forcat e sigurisë në ndërtesën e Parlamentit, në lidhje me një hetim për spiunazh.

Ambasadori i Rusisë, Oleg Vasnetsov “u thirr sot në Ministrinë e Jashtme, ku iu dha një letër, e cila e shpall person non-grata një punonjës të Ambasadës”, tha Ministria në një komunikatë për media të enjten.

Ajo shtoi se vendimi u mor pasi autoritetet moldave siguruan “informata dhe prova” që dëshmojnë se diplomati rus kreu “veprimtari që nuk është në përputhje me statusin diplomatik në territorin e Moldavisë”.