MPB: Nga zjarret në Prevallë nuk ka rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, bën të ditur se për zjarrin që ka shpërthyer në Prevallë janë në operacion për fikjen nga toka përveç Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj. Në njoftim thuhet se rrezik për jetë […]

MPB: Nga zjarret në Prevallë nuk ka rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve
mpb:-nga-zjarret-ne-prevalle-nuk-ka-rrezik-per-jete-dhe-pasuri-te-banoreve

mpb:-nga-zjarret-ne-prevalle-nuk-ka-rrezik-per-jete-dhe-pasuri-te-banoreve

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, bën të ditur se për zjarrin që ka shpërthyer në Prevallë janë në operacion për fikjen nga toka përveç Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj.

Në njoftim thuhet se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me komunat në ndihmë.

“Prezent në operacion në mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni etj”.

“Nga afër situata koordinohet nga zëvendësministri i MPB-së, z. Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, z. Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente 112”, thuhet në njoftim.