Nagavci: Kemi raporte të mira me të gjithë partnerët

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti gjithmonë kanë qenë në bazë të kompetencave si Qeveri dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Nagavci ka thënë se bashëpunimi është tejet i rëndësishëm, teksa përmendi edhe raportet me partnerët ndërkombëtar. Ajo tha se Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët […]

Nagavci: Kemi raporte të mira me të gjithë partnerët
nagavci:-kemi-raporte-te-mira-me-te-gjithe-partneret

nagavci:-kemi-raporte-te-mira-me-te-gjithe-partneret

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti gjithmonë kanë qenë në bazë të kompetencave si Qeveri dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Nagavci ka thënë se bashëpunimi është tejet i rëndësishëm, teksa përmendi edhe raportet me partnerët ndërkombëtar.

Ajo tha se Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët ndërkombëtar.

“Që nga marrja e mandatit të Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti aktualisht çdo veprim dhe vendim i joni ka qenë në bazë të detyrave dhe përgjegjësive dhe kompetencave tona si Qeveri dhe në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin dhe me Kushtetutën tonë”, ka thënë Nagavci.

“Kemi oligim, kemi përgjegjësi që të sigurohemi për respektimin e legjislacionit për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, në këtë drejtim duhet të shihet secili prej vendimeve të Qeverisë, natyrisht bashkëpunimi është tejet i rëndësishëm dhe ne kemi raporte të mira me të gjithë partnerët”, u shpreh Nagavci.

Nagavci ka komentuar deklaratën e Shteteve të Bashkura të Amerikës në lidhje me akisonin në veri të Mitrovicës.

Ajo në Tëvë1, tha se deklaratat secili i jep në bazë të aspektit subjektiv dhe situatës e cila është në teren.

Më tej, Nagavci theksoi se obligimi i Qeverisë është që të sigurohet që të bëjë më të mirën për qytetarët e këtij vendi, teksa tha se duhet të sigurohemi që të ruajmë edhe raportet e mira.

“Deklaratat secili i jep në bazë të aspektit subjektiv edhe situatës e cila është në teren, obligimi i joni si Qeveri është që të sigurohemi që të bëjmë më të mirën e mundshme për të gjithë qytetarët e  Republikës së Kosovës, të sigurohemi që rendi e ligji të respektohen për të gjithë dhe të  sigurohemi që të ruajmë raportet tona të mira”, përfundoi ajo.