Nagavci: Mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore brenda 24 orëve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se për një ditë mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar oër subvencionimin e teksteve shkollore në platëformën E-Kosova, transmeton Front Online. “Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova. Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër”, […]

Nagavci: Mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore brenda 24 orëve
nagavci:-mbi-60-mije-prinder-kane-aplikuar-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore-brenda-24-oreve

nagavci:-mbi-60-mije-prinder-kane-aplikuar-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore-brenda-24-oreve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se për një ditë mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar oër subvencionimin e teksteve shkollore në platëformën E-Kosova, transmeton Front Online.

“Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova. Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër”, tha Nagavci përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

Ajo ka inkurajuar prindërit që ende nuk kanë aplikuar t’a shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected]. Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, përfundoi Ministrja e Arsimit. /FrontOnline/