NASA do të vendosë nëse Starliner i Boeing është mjaftueshëm i sigurt për të kthyer astronautët nga hapsira

Këtë të shtunë, NASA ka planifikuar të shpallë përfundimisht vendimin e saj se si dy nga astronautët e saj, të cilët shkuan në orbitë në qershor në Starliner, një anije kozmike e ndërtuar nga Boeing, do të kthehen në shtëpi nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Agjencia ka njoftuar një konferencë shtypi për të shtunën në [...]Read More...

NASA do të vendosë nëse Starliner i Boeing është mjaftueshëm i sigurt për të kthyer astronautët nga hapsira

Këtë të shtunë, NASA ka planifikuar të shpallë përfundimisht vendimin e saj se si dy nga astronautët e saj, të cilët shkuan në orbitë në qershor në Starliner, një anije kozmike e ndërtuar nga Boeing, do të kthehen në shtëpi nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Agjencia ka njoftuar një konferencë shtypi për të shtunën në orën 13:00 (me orën lindore) për të zbuluar vendimin.

Suni Williams dhe Butch Wilmore mbërritën në stacionin hapësinor më 6 qershor. Nëse gjithçka gjatë misionit do të kishte ecur në mënyrë perfekte, Starliner do të ishte ankoruar për vetëm tetë ditë. Por ky është një fluturim provë për Starliner, i pari me njerëz në bord, dhe nuk ishte befasi që mund të shfaqen disa probleme.

Por problemet me sistemin shtytës të anijes Boeing rezultuan të ishin më shumë se defekte të vogla.

Teksa Starliner iu afrua stacionit hapësinor, disa nga shtytësit e tij nuk funksionuan mirë, duke shkaktuar shtytje të zvogëluar. Të gjithë, përveç njërit, u rikthyen në funksionim dhe ankorimi ishte i suksesshëm. Starliner gjithashtu përjetoi disa rrjedhje heliumi.

Zyrtarët e NASA-s dhe Boeing-ut fillimisht thanë se duhej të studionin problemet, por se prisnin që zonja Williams dhe Wilmore të mund të ktheheshin të sigurtë në Tokë me anijen kozmike që i kishte çuar në stacion.