Në hapat e të atit, vajza e Kim Jong Un po trajnohet për të qenë udhëheqësja e ardhshme e vendit

Vajza e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un po trajnohet për t’u bërë udhëheqësja e ardhshme e vendit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar agjencinë e spiunazhit të Koresë së Jugut. Media shtetërore e Koresë së Veriut ka publikuar informacione për detyrat publike të vajzës së Kim, Ju Ae, por jo [...]Read More...

Në hapat e të atit, vajza e Kim Jong Un po trajnohet për të qenë udhëheqësja e ardhshme e vendit

Vajza e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un po trajnohet për t’u bërë udhëheqësja e ardhshme e vendit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar agjencinë e spiunazhit të Koresë së Jugut.

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka publikuar informacione për detyrat publike të vajzës së Kim, Ju Ae, por jo për të ardhmen e saj në politikë. Kim Ju-ae u shfaq në publik për herë të parë gjatë lëshimit të një rakete në nëntor 2022.  Ajo bëri pesë paraqitje publike deri në fillim të shkurtit 2023.

Media shtetërore fillimisht e quajti vajzën e dashur të Kim Jong Un, por shpejt filloi duke përdorur termin “e respektuar”, e cila përdoret për anëtarët më të nderuar të shoqërisë koreano-veriore, siç janë prindërit e Kim Ju-ae.

Disa analistë besojnë se profili i saj i ri publik është një përpjekje për të paraqitur familjen Kim në mënyrën e një monarkie absolute ose një përgjigje ndaj rivaliteteve brenda qeverisë së Koresë së Veriut.

/abcnews.al