Ngjarja tragjike në Itali/ Adoleshenti qëlloi me thikë familjarët 68 herë: I godita në qafë se nuk doja të vuanin

Italia është ende e tronditur nga vrasja brutale e trefishtë me autor 17-vjeçarin Ricardo, i cili vrau prindërit dhe vëllain 12 vjeçar. Siç raportojnë mediat italiane, 17-vjeçari ka goditur me thikë familjarët 68 herë,, duke thënë se i kishte qëlluar në qafë që të mos vuanin. Sipas mediave italiane, 17-vjeçari tani tha se nëse do [...]Read More...

Ngjarja tragjike në Itali/ Adoleshenti qëlloi me thikë familjarët 68 herë: I godita në qafë se nuk doja të vuanin

Italia është ende e tronditur nga vrasja brutale e trefishtë me autor 17-vjeçarin Ricardo, i cili vrau prindërit dhe vëllain 12 vjeçar. Siç raportojnë mediat italiane, 17-vjeçari ka goditur me thikë familjarët 68 herë,, duke thënë se i kishte qëlluar në qafë që të mos vuanin.

Sipas mediave italiane, 17-vjeçari tani tha se nëse do të kthehej pas në kohë nuk do të ndërmerrte një akt të tillë, por sipas tij kohët e fundit kishte menduar vetëm për vdekjen.

Siç raporton avokati i tij, 17-vjeçari pohon se “nuk mund të shpjegoj se çfarë ka ndodhur atë natë”. Prokurorët, megjithatë, besojnë se ishte një krim i paramenduar, duke argumentuar se Ricardo kishte planifikuar vrasjen e trefishtë.

Siç pretendojnë ata, 17-vjeçari fillimisht ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së babait të tij, më pas ka pritur që prindërit dhe vëllai të shkojnë në shtrat dhe pesë minuta para orës dy të mëngjesit, ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë thikën për t’i vrarë.

“Ishte një ide që lindi në atë kohë, për të gjetur një zgjidhje për ankthin tim që nuk e kuptoja se nga vinte.

Ndihesha i mbytur, doja të jetoja e lirë. Ndihesha i vetmuar edhe mes të tjerëve. Ndihesha sikur askush nuk më kuptonte”, tha ai.
Siç bëjnë me dije burimet e prokurorisë për mediat italiane, 17-vjeçari “është i vetëdijshëm për seriozitetin e aktit të tij dhe se drejtësia do të bëjë atë që është e nevojshme”.

/abcnews.al