Një 18-vjeçar shqiptar, në stol për Arsenalin
Kush është Maldini Kacurri, talenti që fitoi besimin e Artetës The post Një 18-vjeçar shqiptar, në stol për Arsenalin appeared first on Albinfo.
Arsenali arriti një fitore të madhe në derbin me Londrës së Veriut përballë Tottenhamit në transfertë me rezultatin 0-1, përcjell albinfo.ch.
Në këtë takim spikati dhe një emër i ri në stolin e “Topçinjve”, i cili ishte grumbulluar nga Mikel Arteta.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin shqiptar, Maldini Kacurri. Qendërmbrojtësi kuqezi ka qenë prej kohësh pjesë e akademisë së Arsenalit, duke kapërcyer te ekipet zinxhir.
Por, një hap i madh u hodh të dielën e 15 shtatorit, kur Kacurri u grumbullua në një nga sfidat më të “nxehta” në Angli.
Edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë, 18-vjeçari reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ishte mirënjohës për mundësinë e dhënë.
Kacurri gjithashtu është aktivizuar dhe në 5 takime me Kombëtaren shqiptare U-19 dhe dy ndeshje me Kombëtaren U-17.
The post Një 18-vjeçar shqiptar, në stol për Arsenalin appeared first on Albinfo.