Një anticiklon afrikan na sjell këtë javë mot shumë të ngrohtë dhe të thatë

Vera me ditë të nxehta po vazhdon edhe në muajin gusht ku këtë javë, territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të ngrohtë The post Një anticiklon afrikan na sjell këtë javë mot shumë të ngrohtë dhe të thatë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një anticiklon afrikan na sjell këtë javë mot shumë të ngrohtë dhe të thatë

Vera me ditë të nxehta po vazhdon edhe në muajin gusht ku këtë javë, territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të ngrohtë dhe stabile që deporton nga rajonet veriore të Afrikës. Edhe pse qytetarët e vendit i kanë pritur këto ditë të nxehta për pushime nga ana tjetër ky mot i nxehtë po vazhdon të jetë problematike për zjarret në vend të cilat kanë nisur ditë më parë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë bërë apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm se si e trajtojnë natyren pasi që ekziston rreziku për përhapjen e më shumë zjarreve në vend.

DPH

Për shkak të motit shumë të thatë dhe të nxehtë, si dhe për shkak të erës e cila herë pas here do të jetë me intensitet të shtuar, është shtuar rreziku i zjarreve të reja në pyje. Pikërisht për këtë apelojmë tek qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në mënyrën se si e trajtojnë natyrën“.

Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale pasdite, ku ekziston mundësia që të ketë edhe reshje të shiut dhe bubullimë, sidomos në zonat malore. Sa i përket temperaturave, ata do të rriten në intervalin prej 30 deri në 37 gradë, në Shkup në intervalin prej 34 deri në 37 gradë.

/SHENJA/

The post Një anticiklon afrikan na sjell këtë javë mot shumë të ngrohtë dhe të thatë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .