Një i vrarë dhe një i plagosur në Lipjan

Një 57-vjeçar është vrarë të mërkurën në Zllakuqan të Lipjanit dhe një tjetër është plagosur. Për rastin janë arrestuar dy të dyshuar. “Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë […] The post Një i vrarë dhe një i plagosur në Lipjan appeared first on Albinfo.

Një i vrarë dhe një i plagosur në Lipjan

Një 57-vjeçar është vrarë të mërkurën në Zllakuqan të Lipjanit dhe një tjetër është plagosur. Për rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.  Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.  Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.  Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

The post Një i vrarë dhe një i plagosur në Lipjan appeared first on Albinfo.