Një nga shtigjet më ikonike dhe romantike në botë, rihapet pas më shumë se 12 vitesh “Rruga e Dashurisë”

Një nga shtigjet më ikonike dhe romantike në botë – Via dell’Amore (“Rruga e Dashurisë”), do të rihapet të shtunën, më 27 korrik, pasi iu nënshtrua një rikonstruksioni të gjatë dhe një investimi prej më shumë se 24 milionë dollarë, tha Ministria italiane e Turizmit.  Rruga panoramike 900 metra me pamje nga deti ndodhet midis... The post Një nga shtigjet më ikonike dhe romantike në botë, rihapet pas më shumë se 12 vitesh “Rruga e Dashurisë” appeared first on AfterParty.

Një nga shtigjet më ikonike dhe romantike në botë, rihapet pas më shumë se 12 vitesh “Rruga e Dashurisë”

Një nga shtigjet më ikonike dhe romantike në botë – Via dell’Amore (“Rruga e Dashurisë”), do të rihapet të shtunën, më 27 korrik, pasi iu nënshtrua një rikonstruksioni të gjatë dhe një investimi prej më shumë se 24 milionë dollarë, tha Ministria italiane e Turizmit. 

Rruga panoramike 900 metra me pamje nga deti ndodhet midis komunave të Riomaggiore dhe Manarola.

Via dell’Amore është në rajonin verior të Liguria, në zemër të parajsës natyrore të Cinque Terre, e cila u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1997.
Shtegu ishte mbyllur që nga shtatori 2012 pas rrëshqitjejeve të dheut ku u plagosën katër turistë australianë.

Rihapja e shtegut ka qenë mjaft komplekse për shkak të vendndodhjes së saj buzë shkëmbit

Puna e rinovimit filloi në 14 janar 2022 dhe përfundoi më 19 korrik 2024. Kompanitë e specializuara punuan në terren, duke përdorur helikopterë për të transportuar materiale dhe duke instaluar një rrjetë inox dhe bulonat e thella. Alpinistët lëvizën pajisjet në mure ndërsa vareshin me litarë dhe kabllo çeliku në spiranca speciale.

Investimi i përgjithshëm ishte pothuajse 24 milionë euro (rreth 26 milionë dollarë) i ndarë mes disa ministrive në Itali.

The post Një nga shtigjet më ikonike dhe romantike në botë, rihapet pas më shumë se 12 vitesh “Rruga e Dashurisë” appeared first on AfterParty.