Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13- vjetorin e ndarjes nga jeta duke thënë se trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë. “Sot në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt bashkëpunëtoren e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, gruan stoike, avokaten, aktivisten politike dhe ish-ministren Nekibe Kelmendi, trashëgimia e së […]
![Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655321-osmani-kujton-nekibe-kelmendin-trashegimia-e-saj-vazhdon-te-na-frymezoje-dhe-udheheqe.jpg)
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13- vjetorin e ndarjes nga jeta duke thënë se trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë.
“Sot në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt bashkëpunëtoren e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, gruan stoike, avokaten, aktivisten politike dhe ish-ministren Nekibe Kelmendi, trashëgimia e së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani thotë se vendosmëria, guximi dhe angazhimi i saj mbeten referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.
“Një jetë të tërë ia kushtoi profesionit të avokates dhe angazhimit politik për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Vendosmëria, guximi dhe angazhimi i saj mbeten referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm”, thuhet tutje.