Osmani pret në takim një grup albanologësh nga mbarë bota, diskutojnë për kontributin e shumë brezave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një grup albanologësh nga mbarë bota, në 50-vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare. E para e vendit, bashkë me grupin e albanologëve diskutoi për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për […]

Osmani pret në takim një grup albanologësh nga mbarë bota, diskutojnë për kontributin e shumë brezave
osmani-pret-ne-takim-nje-grup-albanologesh-nga-mbare-bota,-diskutojne-per-kontributin-e-shume-brezave

osmani-pret-ne-takim-nje-grup-albanologesh-nga-mbare-bota,-diskutojne-per-kontributin-e-shume-brezave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një grup albanologësh nga mbarë bota, në 50-vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare.

E para e vendit, bashkë me grupin e albanologëve diskutoi për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare.

“Në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, prita një grup albanologësh nga mbarë bota, me të cilët diskutuam për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare”, është shprehur Osmani.