Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të Samitit të Ukrainës ajo u takua me homologen malteze. “Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono”, ka njoftuar Osmani. Presidentja ka shprehur vlerësim për rolin e Maltës në raport me mbështetjen që […]
![Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654542-osmani-takon-homologen-malteze-malta-eshte-nje-vend-vertet-mik-i-kosoves.jpg)
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të Samitit të Ukrainës ajo u takua me homologen malteze.
“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono”, ka njoftuar Osmani.
Presidentja ka shprehur vlerësim për rolin e Maltës në raport me mbështetjen që I ka dhënë Kosovës.
“Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë”, ka shkruar Osmani./Front Online/