Padi 50 milionë dollarëshe kundër OceanGate, familja e eksploruesit që vdiq në nëndetësen Titan akuzon kompaninë për neglizhencë

Familja e Paul-Henri Nargeolet, një eksplorues francez me famë botërore dhe një nga njerëzit që vdiqën në bordin e nëndetëses turistike Titan, ka ngritur një padi prej më shumë se 50 milionë dollarësh ndaj OceanGate, duke e akuzuar për neglizhencë. Nargeolet ishte ndër pesë personat që vdiqën kur nëndetësja shpërtheu gjatë një udhëtimi në vendin [...]Read More...

Padi 50 milionë dollarëshe kundër OceanGate, familja e eksploruesit që vdiq në nëndetësen Titan akuzon kompaninë për neglizhencë

Familja e Paul-Henri Nargeolet, një eksplorues francez me famë botërore dhe një nga njerëzit që vdiqën në bordin e nëndetëses turistike Titan, ka ngritur një padi prej më shumë se 50 milionë dollarësh ndaj OceanGate, duke e akuzuar për neglizhencë.

Nargeolet ishte ndër pesë personat që vdiqën kur nëndetësja shpërtheu gjatë një udhëtimi në vendin e famshëm të mbytjes së Titanikut në Atlantikun e Veriut në qershor 2023. I njohur si “Zoti Titanik”, Nargeolet mori pjesë në 37 zhytje në vendin e Titanikut, më së shumti nga çdo zhytës në botë. Ai konsiderohej si një nga njerëzit më të ditur në botë për mbytjen e Titanikut.

Në padi gjithashtu pretendohet se OceanGate kishte fshehur qëllimisht problemet e nëndetësës Nargeolet, edhe pse ai ishte caktuar një anëtar i ekuipazhit nga kompania. Nargeolet nuk do të kishte marrë pjesë në udhëtim nëse do të kishte qenë në dijeni të çështjeve të Titanit, pretendojnë familjarët.

Titan bëri zhytjen e tij të fundit më 18 qershor 2023 dhe humbi kontaktin me anijen e tij mbështetëse rreth dy orë më vonë. Pas një misioni kërkimi dhe shpëtimi që tërhoqi vëmendjen në mbarë botën, rrënojat e Titanit u gjetën në fundin e oqeanit rreth 300 metra larg Titanikut./abcnews.al