Paris: Hapja solemne e Olimpiadës, marrin pjesë nëntë sportistë nga Kosova

Sonte në Paris fillon zyrtatisht Olimpiada 2024, me një ceremoni hapëse në lumin Sena, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium. Rreth 85 anije do të bartin gati 7.000 atletë, një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë, […] The post Paris: Hapja solemne e Olimpiadës, marrin pjesë nëntë sportistë nga Kosova appeared first on Albinfo.

Paris: Hapja solemne e Olimpiadës, marrin pjesë nëntë sportistë nga Kosova

Sonte në Paris fillon zyrtatisht Olimpiada 2024, me një ceremoni hapëse në lumin Sena, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium.
Rreth 85 anije do të bartin gati 7.000 atletë, një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë, në zemrën e Parisit.
Nisja do të bëhet prej urës Austerlitz, anijet do të lundrojnë rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura të tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez.
Në Olimpiadën e Parisit do të arrihet për herë të parë barazia gjinore mes sportistëve, me 5,250 meshkuj dhe 5,250 femra që do të garojnë.
Në mesin e sportistëve të shumtë nga mbarë bota janë edhe nëntë sportistë nga Kosova.
Pesë vijnë nga sporti më i suksesshëm i Kosovës, xhudoja. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kampione olimpike, do të synojnë sërish medalje, e në Paris do të garojnë edhe xhudistët: Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.
Donjeta Sadiku do të garojë në boks dhe ka shpresa të mëdha për medalje olimpike.
Gresa Bakraqi do të garojë në vrapim 800 metra, kurse Adell Shaboviq dhe Hana Beiqi garojnë në not.
Olimpiada 2024 përfundon më 11.gusht.

The post Paris: Hapja solemne e Olimpiadës, marrin pjesë nëntë sportistë nga Kosova appeared first on Albinfo.