Pas Noizyt, Policia e Kosovës është duke e kërkuar edhe një tjetër reper të njohur

Policia e Republikës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të gjejnë artistin e njohur nga muzika rep, Arkmed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai dyshohet se është i përfshirë në një përleshje që ka ndodhur në një lokal nate të Pejës, transmeton Portalb.mk. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo […]

Pas Noizyt, Policia e Kosovës është duke e kërkuar edhe një tjetër reper të njohur
Foto: Policia e Kosovës (faqja në Facebook)

Policia e Republikës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të gjejnë artistin e njohur nga muzika rep, Arkmed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai dyshohet se është i përfshirë në një përleshje që ka ndodhur në një lokal nate të Pejës, transmeton Portalb.mk.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, raportoi Policia.

Në njoftimin e Policisë, janë publikuar të dhënat e Stresit dhe fotografia e tij.

“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, raportoi Policia.

Ndryshe, Policia e Kosovës për arsye të njëjta, prej dje ka filluar ndihmë për gjetjen e reperit shqiptar Rigels Rajkun “Noizy” dhe po ashtu Bahtjar Bajraktarin.