Pasi tha se nuk i hahej as buka që kur u nda nga e dashura, Blero habit me veprimin e fundit (FOTO)

Dramat në jetën e këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, duket se nuk kanë të ndalur. Pasi ai ndau me publikun disa ditë më parë një postim emocional ku shprehte dhimbjen për largimin e ish-të dashurës, artisti ka vendosur të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Në postimin e tij të mëparshëm,... The post Pasi tha se nuk i hahej as buka që kur u nda nga e dashura, Blero habit me veprimin e fundit (FOTO) appeared first on AfterParty.

Pasi tha se nuk i hahej as buka që kur u nda nga e dashura, Blero habit me veprimin e fundit (FOTO)

Dramat në jetën e këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, duket se nuk kanë të ndalur.

Pasi ai ndau me publikun disa ditë më parë një postim emocional ku shprehte dhimbjen për largimin e ish-të dashurës, artisti ka vendosur të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë krejtësisht të veçantë.

Në postimin e tij të mëparshëm, Blero zbuloi se që kur nuk është më me të dashurën e tij, të cilën e quan ‘bebi’, ai nuk ka mundur të gjejë paqe. “S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia, nuk po shoh motiv pa ty,” shkroi ai, duke shtuar se mallin për të dashurën e tij e ndjen në çdo çast. Ai e quan atë “dashurinë e jetës së tij”, shkroi ai dhe thekson se askënd nuk e ka dashur si atë.

Megjithatë, pas këtij postimi të prekshëm, Blero ka vendosur të qetësojë fansat e tij në një mënyrë krejt të papritur: duke bërë një tatuazh. Artisti zgjodhi të bëjë tatuazh një figurë të fast food-it, përkatësisht një hamburger, patate të skuqura dhe një pije, një zgjedhje që ka nxitur kuriozitetin e ndjekësve të tij.

The post Pasi tha se nuk i hahej as buka që kur u nda nga e dashura, Blero habit me veprimin e fundit (FOTO) appeared first on AfterParty.