Sherif Hasani promovon këngën e re dedikuar Presidentit Rugova

Sherif Hasani promovon këngën e re dedikuar Presidentit Rugova

Sherif Hasani, një figurë e njohur në komunitetin artistik, ka kënaqësinë të njoftojë publikun dhe mediat për promovimin e projektit të tij më të ri – një këngë dedikuar Presidentit, dijetarit dhe arkitektit të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ky projekt, që ka kërkuar një angazhim të gjatë dhe përkushtim të madh, është realizuar me sukses falë mbështetjes së Zotit, bashkëpunëtorëve dhe miqve të z. Hasani. Ngjarja e veçantë e promovimit do të mbahet më 20 korrik 2024, nga ora 11:00 deri në ora 13:00, në Kinema ABC. Të gjithë dashamirët, simpatizuesit dhe ushtarët e Presidentit Rugova janë të ftuar të marrin pjesë.

Në këtë promovim pritet të jenë të pranishëm një numër i madh i mediave të shkruara dhe elektronike. Të gjithë pjesëmarrësit janë të mirëpritur të sjellin flamujt Dardanë, për të treguar dashurinë dhe respektin e madh për Presidentin Rugova.