Për shkak të motit, pjesë të Shkupit mbi 12 orë pa energji elektrike, është paralajmëruar stabilizim për një orë

Për më shumë se 12 orë pjesë të Shkupit janë pa energji elektrike për shkak të motit të djeshm i përcjellë me reshje shiu, erë të fortë dhe breshër, transmeton Portalb.mk. Sipas “Elektrodistribucija”, shkak për këtë situatë janë bërë dy linja të transmetimit 110 kilovolt që furnizojnë nënstacionet “Aerodrom” dhe “Istoku”, të cilat janë pa […]

Për shkak të motit, pjesë të Shkupit mbi 12 orë pa energji elektrike, është paralajmëruar stabilizim për një orë

Për më shumë se 12 orë pjesë të Shkupit janë pa energji elektrike për shkak të motit të djeshm i përcjellë me reshje shiu, erë të fortë dhe breshër, transmeton Portalb.mk.

Sipas “Elektrodistribucija”, shkak për këtë situatë janë bërë dy linja të transmetimit 110 kilovolt që furnizojnë nënstacionet “Aerodrom” dhe “Istoku”, të cilat janë pa tension për shkak të stuhisë.

Ekipet e “Elektrodistribucija”-s, siç bëjnë të ditur nga atje, kanë punuar gjatë gjithë mbrëmjes për të hequr defektin.

“Po zhvillohet një procedurë për kthimin e energjisë për përdoruesit e prekur nga ndërprerja. Furnizimi pritet të stabilizohet për rreth një orë”, njoftuan mëngjesin e sotëm nga EVN Maqedoni.

EVN Maqedoni shpreh mirënjohje të madhe për MEPSO dhe ELNOS Shkup për angazhimin dhe mbështetjen vetëmohuese të dhënë në situata të tilla krize dhe emergjente, si dhe shprehin mirënjohjen e tyre për përdoruesit për mirëkuptimin dhe durimin.

Stuhia e djeshme, edhe pse jetëshkurtër, ka shkaktuar sërish dëme të tjera në lagjet e Aerodrom dhe Autokomandë, si pemë të rrëzuara, makina dhe çati të dëmtuara, banesa të përmbytura.

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka marrë njoftime për 35 drunj të rrëzuar, 15 shtylla, 21 çati të dëmtuara, 10 shtëpi të përmbytura dhe dy automjete të dëmtuara. Më shumë informacione do të njoftohen nga QKM gjatë ditës së sotme.