Për tri vite janë eksportuar dyshekë në SHBA në vlerë prej 320 milionë euro

Pas dyshekëve, produkti i dytë më i eksportuar në Amerikë gjatë vitit që lamë pas janë artikuj të veshjeve për burra dhe gra, e ku vlera totale e këtyre produkteve të eksportuara ka kapur vlerën në 9.2 milionë euro, raporton Front Online. Gjithashtu edhe gjatë vitit 2022 produktet e njëjta kanë qenë vendin e dytë […]

Për tri vite janë eksportuar dyshekë në SHBA në vlerë  prej 320 milionë euro
per-tri-vite-jane-eksportuar-dysheke-ne-shba-ne-vlere-prej-320-milione-euro

per-tri-vite-jane-eksportuar-dysheke-ne-shba-ne-vlere-prej-320-milione-euro

Pas dyshekëve, produkti i dytë më i eksportuar në Amerikë gjatë vitit që lamë pas janë artikuj të veshjeve për burra dhe gra, e ku vlera totale e këtyre produkteve të eksportuara ka kapur vlerën në 9.2 milionë euro, raporton Front Online.

Gjithashtu edhe gjatë vitit 2022 produktet e njëjta kanë qenë vendin e dytë sa i përket eksportit në Kosovës në këtë shtet më rreth 7,6 milionë euro.

Po ashtu edhe në vitin 2021 artikuj të veshjeve për burra dhe gra kanë zëne vendin e dytë për nga vlera e eksportit më këtë shtet me rreth 4,2 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare shihet se produkti tretë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2023 janë artikuj prej gizës dhe çelikut me mbi 1,8 milionë euro eksport, në vitin 2022 ushqimi për kafshë ka qenë produkti i tretë më i eksportuar në këtë shtet mik me rreth 847 mijë euro, deri sa produkti i tretë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 kanë qenë veshjet e përdorura më 4,2 milionë euro vlerë.

Gjithmonë referuar të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se produkti i katër më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2023 ka qenë ushqimi për kafshë në vlerë prej 630 mijë euro, në vitin 2022 produkti katër më i eksportuar janë artikujt e veshjeve më 570 mijë euro, deri sa produkti i katër më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 janë artikuj prej me rreth 850 mijë euro vlerë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se produkti i pestë sa i përket vlerës së eksportit në SHBA janë plastika dhe produkte prej saj më 627 mijë euro vlerë, në vitin 2022 produkti i pestë më i eksportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë mjetet e transportit me rreth 430 mijë euro, deri sa produkti i pestë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 ka qenë pijet alkoolike dhe ufulla me rreth 411 mijë euro eksport. /FrontOnline/

 

Këto janë 5 produktet kosovare që shiten më së shumti në SHBA – FrontOnline