Perëndimi i bën presion Serbisë për arrestimin e Radoiçiqit

Po rritet presioni ndërkombëtar për ndjekjen penale të Milan Radoiçiqit, liderit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në prag të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, për të cilën gjë ende nuk dihet data, kjo çështje po bëhet gjithnjë më e rëndësishme politikisht për Beogradin zyrtar, thekson Rada Trajkoviq, nga Lëvizja Evropiane […]

Perëndimi i bën presion Serbisë për arrestimin e Radoiçiqit
perendimi-i-ben-presion-serbise-per-arrestimin-e-radoiciqit

perendimi-i-ben-presion-serbise-per-arrestimin-e-radoiciqit

Po rritet presioni ndërkombëtar për ndjekjen penale të Milan Radoiçiqit, liderit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në prag të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, për të cilën gjë ende nuk dihet data, kjo çështje po bëhet gjithnjë më e rëndësishme politikisht për Beogradin zyrtar, thekson Rada Trajkoviq, nga Lëvizja Evropiane e Serbëve të Kosovës.

“Ndër kërkesat parësore është që Radoiçiq të sillet para drejtësisë ose të kemi disa rezultate për atë që ndodhi në Banjskë. Është e rëndësishme që procesi të fillojë, ta ketë dinamikën dhe fundin e vet. Veprimet e shërbimit rus janë të lidhura edhe me emrin e Radoiçiqit, gjithçka që kërcënon mbijetesën e këtyre pak serbëve, dhe në këtë drejtim të gjithë ata që kanë qëllime të mira duhet të punojnë aktivisht që ta demaskojnë Radoiçiqin dhe organizatën që qëndron pas tij”, tha Trajkoviq.

Lidhur me sulmin në Banjskë, ende nuk ka rezultate në hetime. Edhe pse Radoiçiq pranoi organizimin e sulmit dhe u arrestua, ai u lirua shpejt. Prokuroria e lartë në Beograd dyshon për blerje armësh, por ende nuk është e qartë nëse do të ngrihet aktakuzë.

Juristi Alleksandar Ollenik thotë se zvarritja e procesit ka arsye politike.

“Radoiçiq i ka pranuar veprimet, por jo kualifikimin ligjor, ai nuk është ndaluar, por i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, dhe kjo do të thotë se prokuroria mund të bëjë aktakuzë kur të dojë dhe ta procedojë. Mirëpo, këtu tani vjen çështja politike, sepse urdhri politik i Aleksandër Vuçiqit do të vendosë. Gjithashtu edhe presioni nga jashtë”, tha Ollenik.

Në Beograd mendohet se autoritetet serbe po blejnë kohë para bashkësisë ndërkombëtare. Perëndimi vazhdon të kërkojë ndjekjen penale të Radoiçiqit në mënyrë që Serbia, duke ndëshkuar përgjegjësit që kanë lidhje me shtetin, të dëshmojë se nuk e ka mbështetur sulmin në Banjskë./RTK