Taravari reagon pas lirimit të ish-ushtarit të UÇK’së nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut

Ish-ushtari i UÇK-së i cili u arrestua ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani, u lirua të enjten nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim. Për lirimin e tij ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari që ka qenë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut […]

Taravari reagon pas lirimit të ish-ushtarit të UÇK’së nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut
taravari-reagon-pas-lirimit-te-ish-ushtarit-te-uck’se-nga-paraburgimi-ne-maqedonine-e-veriut

taravari-reagon-pas-lirimit-te-ish-ushtarit-te-uck’se-nga-paraburgimi-ne-maqedonine-e-veriut

Ish-ushtari i UÇK-së i cili u arrestua ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani, u lirua të enjten nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim.

Për lirimin e tij ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari që ka qenë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut nga radhët e koalicionit VLEN.

Arben Taravari  e ka përshëndetur lirimin e Blerim Ramadanit.

“E përshëndes lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani! Lirimi i tij ishte një mision që e arritëm dhe liria e tij na gëzon të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook, të premten.