Përurohet nënstacioni i Policisë së Kosovës në veri

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vizitoi komunën e Leposaviqit me rastin e përurimit të renovimeve në nënstacionit policor, në fshatin Soqanicë […] The post Përurohet nënstacioni i Policisë së Kosovës në veri appeared first on Albinfo.

Përurohet nënstacioni i Policisë së Kosovës në veri

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vizitoi komunën e Leposaviqit me rastin e përurimit të renovimeve në nënstacionit policor, në fshatin Soqanicë të komunës së Leposaviqit.

Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët pa dallim, kryeministri Kurti potencoi se përurimi i këtij nënstacioni policor është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë.

“Një renovim aq thelbësor për qytetarët, i cili përbën një investim me vlerë prej 46 mijë e 400 euro, nga një dhomë në kushte të mjerueshme, tashmë është shndërruar në një godinë me tri dhoma, dhe dy banjo në 75 metra katrorë, e cila i ka kushtet e mira e të dinjitetshme për punën e Policisë tonë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Sveçla, Kryetarin e Komunës, Hetemi dhe Drejtorin e Policisë, Hoxha, për punën dhe kontributin e tyre, po ashtu shprehu mirënjohjet dhe falënderimet e tij edhe për punëkryesin, i cili ka arritur të finalizojë punimet para afatit kohor të paraparë.

Ai e quajti ditën e sotme si ditë të mirë për qytetarët dhe Policinë e Kosovës, për sigurinë dhe paqen, meqë paradite diplomuan 448 kadetë të Policisë, ndërkaq në mesditë u bë përurimi i investimeve në nënstacionin policor, i cili është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për të gjithë ata.

 

The post Përurohet nënstacioni i Policisë së Kosovës në veri appeared first on Albinfo.