Përveç KFOR-it, operacionin e fikjes së zjarreve në Prevallë e mbështeti edhe FSK-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se ekipet e saj nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, Ekipit Mjekësor dhe Policisë Ushtarake janë bashkuar në operacionin për shuarjen e zjarreve në Prevallë. FSK-ja tha se ky operacion është mbështetur me kapacitete nga ajri edhe nga KFOR-i dhe ekipe të zjarrfikësve nga Prizrenit, që […]

Përveç KFOR-it, operacionin e fikjes së zjarreve në Prevallë e mbështeti edhe FSK-ja
pervec-kfor-it,-operacionin-e-fikjes-se-zjarreve-ne-prevalle-e-mbeshteti-edhe-fsk-ja

pervec-kfor-it,-operacionin-e-fikjes-se-zjarreve-ne-prevalle-e-mbeshteti-edhe-fsk-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se ekipet e saj nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, Ekipit Mjekësor dhe Policisë Ushtarake janë bashkuar në operacionin për shuarjen e zjarreve në Prevallë.

FSK-ja tha se ky operacion është mbështetur me kapacitete nga ajri edhe nga KFOR-i dhe ekipe të zjarrfikësve nga Prizrenit, që për disa ditë u përballen me zjarre.

“Pas intervenimit nga ajri nga ana e KFOR-it, u krijuan mundësi që zjarri të jetë  nën kontroll, ekipet tani  po kontollojnë dhe po bëjnë të pamundurën që zjarret të mos përhapen përsëri”, thuhet në reagimin e FSK-së.

KFOR-i sot intervenoi më helikopterë për shuarjen e zjarreve që kapluan Prevallën tash e 10 ditë, teksa thanë se asistenca e tyre u bë pas kërkesës së autoriteteve të Kosovës.