Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM
Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson The post Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2024/06/D31879CE-5D56-49DB-AF9E-6C05CD07F7F5-696x392-1.jpeg)
Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson se kjo mund të kontribuojë në ndarje të mëtejshme brenda partisë.
“Qëndrimi i ndonjë prej ish-kryetarëve pas ndonjë prej kandidatëve aktualë, mendoj se vetëm do ta përçajë më tej partinë dhe mendoj se mund ta vështirësojë procesin e zgjedhjes legjitime të një presidenti. I respektoj të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së sepse kanë lënë gjurmë në parti dhe në vend, por më duhet përkrahja e anëtarësisë”, tha Petrovska.
Petrovska tha se nëse nuk i fiton zgjedhjet, atëherë nuk do të kërkojë asnjë pozitë, por se do të mbetet deputete e LSDM-së në Kuvend.
The post Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .