Plagosje me thikë në Strimnicë, i plagosuri paraprakisht e kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Zhelinës

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Strimnicë të Zhelinës, raporton Portalb.mk. Pas plagëve të marra, i njëjti është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup. Policia është në vend-ngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. Personi në fjalë paraprakisht kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiun. Sejdiu në […]

Plagosje me thikë në Strimnicë, i plagosuri paraprakisht e kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Zhelinës
Vendi ku ndodhi plagosja në Strimnicë të Zhelinës. Foto: Portalb.mk

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Strimnicë të Zhelinës, raporton Portalb.mk.

Pas plagëve të marra, i njëjti është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Policia është në vend-ngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Personi në fjalë paraprakisht kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiun.

Sejdiu në një deklaratë për TV21 tha se personi në fjalë sot duke qenë në xhami i është afruar dhe i ka thënë se ka pyetje t’i parashtrojë jashtë.

“Dolëm jashtë, dhe ai në formë kërcënuese mu afrua dhe më tha kur do të më punësoni, me një ton shumë kërcënues, duke mu afruar shumë afër, dhe e pashë nga afër se personi, nga fizionomia, që personi nuk është person normal dhe është person me probleme psikologjike. Ndërhyri një person tjetër që ta ndajë, ta ndajë nga unë që eventualisht mos të më sulmojë fizikisht, pastaj aty u bë situatë tollovi, ku ndërhynë persona të tjerë, unë u largova dhe pastaj më vonë kuptova se ai person ka pësuar një sulm, apo është plagosur rëndë, që më vjen shumë keq, pse ka ndodhur ashtu. Por qytetarët më njoftuan se bisedohet për një person me probleme të rënda psikologjike, që ka qenë në Bardocë dhe ka qenë i dënuar dhe policia e ka të njohur si emër”, tha Sejdiu

Lajmi do të përditësohet…

Vendi ku ndodhi plagosja në Strimnicë të Zhelinës. Foto: Portalb.mk
Vendi ku ndodhi plagosja në Strimnicë të Zhelinës. Foto: Portalb.mk