Planifikoi të vriste prezantuesen e njohur, dënohet me 16 vite burg britaniku

Britaniku Gavin Plum, një ish-roje sigurie, është dënuar me të paktën 16 vjet burg për realizimin e një komploti për të rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë prezantuesen televizive Holly Willoughby. Plum planifikoi të hynte në shtëpinë e Holly Willoughby, ta lidhte dhe ta përdhunonte para familjes së saj, pas së cilës ai donte ta vriste dhe [...]Read More...

Planifikoi të vriste prezantuesen e njohur, dënohet me 16 vite burg britaniku

Britaniku Gavin Plum, një ish-roje sigurie, është dënuar me të paktën 16 vjet burg për realizimin e një komploti për të rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë prezantuesen televizive Holly Willoughby.

Plum planifikoi të hynte në shtëpinë e Holly Willoughby, ta lidhte dhe ta përdhunonte para familjes së saj, pas së cilës ai donte ta vriste dhe ta hidhte trupin e saj në një ndërtesë të braktisur në periferi të Londrës, raporton Guardian.

Ai kishte më shumë se 10,000 imazhe të prezantueses në telefonin e tij, duke përfshirë pornografinë e krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale. Plam ishte dënuar më parë për sulme ndaj grave në vitin 2006 dhe 2008./abcnews.al