Zjarr në pjesën jugore të Italisë, evakuohen 1000 turistë

Një zjarr shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte në zonën turistike të Viestes, në Pulia (në jug), si pasojë e të cilit autoritetet vazhduan me evakuimin e 1000 turistëve, njoftuan zjarrfikësit. Zjarri ka rënë në një zonë pyjore në gjirin e San Felice, pranë një fshati turistik, në të cilin ka dhoma me qira dhe [...]Read More...

Zjarr në pjesën jugore të Italisë, evakuohen 1000 turistë

Një zjarr shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte në zonën turistike të Viestes, në Pulia (në jug), si pasojë e të cilit autoritetet vazhduan me evakuimin e 1000 turistëve, njoftuan zjarrfikësit.

Zjarri ka rënë në një zonë pyjore në gjirin e San Felice, pranë një fshati turistik, në të cilin ka dhoma me qira dhe një kamping.

Erërat e forta që fryjnë në zonë bënë që flakët të përhapen drejt fshatit dhe autoritetet vendosën të evakuojnë vizitorët.

“Situata është kritike,” tha kryetari i bashkisë së Vieste, Giuseppe Nobiletti për gazetën Il Corriere della Sera.

Forcat tokësore po luftojnë flakët dhe uji po hidhet nga avionët zjarrfikës, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve për AFP, duke sqaruar se tre Kanander dhe një helikopter po marrin pjesë në operacionet e shuarjes.

Zjarre të vogla shpërthejnë thuajse çdo ditë në Itali, sidomos në jug dhe në ishuj, ndërsa i gjithë vendi është përfshirë nga një valë të nxehti.

Dy zjarrfikës vdiqën më 17 korrik teksa po luftonin me zjarrin pranë qytetit Matera në Basilicata, një provincë pranë Pulias./abcnews.al