Policia e Kosovës konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur sot gjatë ditës. Sipas njoftimit, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy dhe një në Zubin Potok. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton […] The post Policia e Kosovës konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur sot gjatë ditës.

Sipas njoftimit, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy dhe një në Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, ka deklaruar se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, informacioni ka rezultuar i saktë, me ç’rast sipas tij, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit  dhe tutje vazhdojnë sipas autorizimeve të tij.

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni.  Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë, me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve te tij”, ka thënë ai për Telegrafin.

 

The post Policia e Kosovës konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri appeared first on Albinfo.