Policia e Kosovës me apel për qytetarët: Kujdes nga zjarret

Policia e Kosovës ka dal me apel për qytetarët e Kosovës, që të kenë kujdes nga zjarret. Duke e marrë parasysh që jemi në sezonin veror, policia apelon që te jemi vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit. “APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e […]

Policia e Kosovës me apel për qytetarët: Kujdes nga zjarret
policia-e-kosoves-me-apel-per-qytetaret:-kujdes-nga-zjarret

policia-e-kosoves-me-apel-per-qytetaret:-kujdes-nga-zjarret

Policia e Kosovës ka dal me apel për qytetarët e Kosovës, që të kenë kujdes nga zjarret. Duke e marrë parasysh që jemi në sezonin veror, policia apelon që te jemi vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.

“APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet”

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren si dhe akterët tjerë APELOJNË tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta. Bëjnë APEL që të raportojnë çdo zjarr në:
• Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

• Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit 192,

• Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit 194.

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.

Zjarr- vëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.