Policia sekuestron 13 armë për 16 ditë gjatë ahengjeve familje në rajonin e Prishtinës

Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar 13 armë zjarri që nga 1 gushti deri më sot gjatë ahengjeve familjare. Sipas policisë, në lidhje me rastet janë arrestuar 12 persona, ku pesë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. “Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e […]

Policia sekuestron 13 armë për 16 ditë gjatë ahengjeve familje në rajonin e Prishtinës
policia-sekuestron-13-arme-per-16-dite-gjate-ahengjeve-familje-ne-rajonin-e-prishtines

policia-sekuestron-13-arme-per-16-dite-gjate-ahengjeve-familje-ne-rajonin-e-prishtines

Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar 13 armë zjarri që nga 1 gushti deri më sot gjatë ahengjeve familjare.

Sipas policisë, në lidhje me rastet janë arrestuar 12 persona, ku pesë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim, policia ka apeluar te të gjithë qytetarët që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre dhe të tjerëve.