Policia shpall në kërkim dy të dyshuarit për plagosjen në Pejë, ua publikon fotografitë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve për plagosjen e mbrëmshme në Pejë. Të dyshuar janë Adem dhe Besnik Bulliqi nga Peja. Njëri është 25-vjeçar, e tjetri 31-vjeçar. Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotot e të dyshuarve bashkë me shënimet tjera. “Tё pandehurit  kërkohen për veprën penale: “Vrasje […]

Policia shpall në kërkim dy të dyshuarit për plagosjen në Pejë, ua publikon fotografitë
policia-shpall-ne-kerkim-dy-te-dyshuarit-per-plagosjen-ne-peje,-ua-publikon-fotografite

policia-shpall-ne-kerkim-dy-te-dyshuarit-per-plagosjen-ne-peje,-ua-publikon-fotografite

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve për plagosjen e mbrëmshme në Pejë.

Të dyshuar janë Adem dhe Besnik Bulliqi nga Peja. Njëri është 25-vjeçar, e tjetri 31-vjeçar.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotot e të dyshuarve bashkë me shënimet tjera.

“Tё pandehurit  kërkohen për veprën penale: “Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 12.07.2024 rreth orёs 19:20, nё rrugën “ Jeton Dedushaj” nё Pejё, tё dyshuarit posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë dhe trup dhe pa vetëdije.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Pejë 12.07.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.