Presidentja Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin: U vr’a në mënyrë të pabesë, ishte viktimë e një akti të mjerë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka kujtuar në 26 vjetorin e vrasjes, kolonel Ahmet Krasniqin, komandant i parë i Frocave të Armatosura të Kosovës. Osmani thotë se Krasniqi u vra në mënyrë të pabesë. ”Në 26 vjetorin e vrasjes, me respekt e kujtojmë atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi, komandanti i […]

Presidentja Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin: U vr’a në mënyrë të pabesë, ishte viktimë e një akti të mjerë
presidentja-osmani-kujton-kolonel-ahmet-krasniqin:-u-vr’a-ne-menyre-te-pabese,-ishte-viktime-e-nje-akti-te-mjere

presidentja-osmani-kujton-kolonel-ahmet-krasniqin:-u-vr’a-ne-menyre-te-pabese,-ishte-viktime-e-nje-akti-te-mjere

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka kujtuar në 26 vjetorin e vrasjes, kolonel Ahmet Krasniqin, komandant i parë i Frocave të Armatosura të Kosovës.

Osmani thotë se Krasniqi u vra në mënyrë të pabesë.

”Në 26 vjetorin e vrasjes, me respekt e kujtojmë atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi, komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kosovës. Sot nderojmë jo vetëm njeriun, por vlerat që ai mishëroi: trimërinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin e palëkundur për lirinë e Kosovës. Koloneli ishte një udhëheqës ushtarak dhe vizionar që besonte thellë në lirinë e Kosovës. Ai u vra në mënyrë të pabesë dhe ishte viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës. Kolonelin e vranë, por jo ëndrrën për Kosovën e lirë dhe trashëgiminë e tij, ndaj zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni. Qoftë i pëhershëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”.