Qeveria britanike prezanton masa për të trajtuar emigracionin e parregullt

Qeveria britanike zbuloi sot masat për të luftuar imigracionin e parregullt, duke u zotuar në veçanti të trajtojë “bandat e kontrabandës” dhe të rrisë dëbimet. Pothuajse çdo ditë, migrantët dhe azilkërkuesit mbërrijnë përtej Kanalit në brigjet e Britanisë. Që kur qeveria e re laburiste mori detyrën më 5 korrik, më shumë se 5700 njerëz kanë [...]Read More...

Qeveria britanike prezanton masa për të trajtuar emigracionin e parregullt

Qeveria britanike zbuloi sot masat për të luftuar imigracionin e parregullt, duke u zotuar në veçanti të trajtojë “bandat e kontrabandës” dhe të rrisë dëbimet.

Pothuajse çdo ditë, migrantët dhe azilkërkuesit mbërrijnë përtej Kanalit në brigjet e Britanisë. Që kur qeveria e re laburiste mori detyrën më 5 korrik, më shumë se 5700 njerëz kanë arritur në Britani nëpërmjet kësaj rruge detare. “Ne po ndërmarrim hapa të fortë dhe të qartë për të forcuar sigurinë në kufijtë tanë dhe për t’u siguruar që rregullat të respektohen dhe zbatohen ,” tha në një deklaratë Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper.

Lufta kundër emigracionit të paligjshëm ishte një nga çështjet që dominoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut, ku Partia Laburiste u kthye në pushtet në Britani pas 14 vitesh.

Një nga masat e para të paralajmëruara nga kryeministri i ri i vendit, Keir Starmer, ishte anulimi i “planit të Ruandës”, i cili ishte miratuar nga qeveria e mëparshme dhe që parashikonte deportimin e emigrantëve të parregullt në këtë vend afrikan.

Starmer ka premtuar se do ta trajtojë emigracionin në mënyrë “njerëzore”, por gjithashtu do të reduktojë numrin e emigrantëve, të ligjshëm dhe të paligjshëm, që hyjnë në Britani.

/abcnews.al