Serbët protestuan mëngjesin e sotëm në veri, Policia e Kosovës tha se protesta u shpërnda e qetë

Punëtorët e strukturave paralele në Veri këtë të hënë u mblodhën para ndërtesës së komunës, e cila të premten është bastisur nga Policia e Kosovës, shkruajnë mediat serbe. Para objektit në Mitrovicën Veriore ku ndodhej selia e qarkut administrativ të Mitrovicës, u mblodhën rreth tridhjetë punonjës të këtyre institucioneve dhe pyetën policët që janë përballë […] The post Serbët protestuan mëngjesin e sotëm në veri, Policia e Kosovës tha se protesta u shpërnda e qetë appeared first on Albinfo.

Serbët protestuan mëngjesin e sotëm në veri, Policia e Kosovës tha se protesta u shpërnda e qetë

Punëtorët e strukturave paralele në Veri këtë të hënë u mblodhën para ndërtesës së komunës, e cila të premten është bastisur nga Policia e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Para objektit në Mitrovicën Veriore ku ndodhej selia e qarkut administrativ të Mitrovicës, u mblodhën rreth tridhjetë punonjës të këtyre institucioneve dhe pyetën policët që janë përballë për të shpjeguar pse nuk lejohen të vijnë në vendet e tyre të punës.

Njëri nga policët u tha se procedimi po zhvillohej në bazë të Prokurorisë, pasi siç tha ai, “në këtë godinë ishin lëshuar dokumente të falsifikuara”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur informacione se në dy lokacione.

“Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se protestat kanë qenë të paparalajmëruara, megjithatë policia bën të ditur se “sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente”.

Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.

The post Serbët protestuan mëngjesin e sotëm në veri, Policia e Kosovës tha se protesta u shpërnda e qetë appeared first on Albinfo.